leoni

Komuna e Skenderajt ka organizuar aktivitetin tradicional “Sofra e Drenicës”

Komuna e Skenderajt ka organizuar aktivitetin tradicional “Sofra e Drenicës” që i kushtohet bashkatdhetarëve tanë, të cilët aktualisht ndodhen për pushime në vendlindje, ku kanë marrë pjesë një numër i madh bashkatdhetarësh dhe pjesëmarrës tjerë. Ky organizim ka qenë më i veçantë nga herat tjera, ku ka pas elemente të kulturave bujqësore, si duaj të grurit, që janë shtruar për t’u ulur, pajisje të tjera të traditës shqiptare, dhe një ekspozitë prapa sofrave me fotografi të kohës së vjetër, ndërsa është mbajtur në platonë e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj. Kryetari i Komunës, Fadil Nura, në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët që kanë kontribuar dhe që vazhdojnë të kontribuojnë për shtetin e Kosovës dhe kombin në përgjithësi. Të pranishëm kanë qenë edhe nënkryetari Sami Lushtaku, profesori Daut Demaku, i cili edhe e ka udhëhequr pothuajse tërë pjesën e fjalimeve dhe tregimeve apo anekdotave, që janë edhe karakteristikë e këtij aktiviteti. Ndërkohë edhe Ansambli i Drenicës është kujdesur për pjesën artistike, me këngë të njohura shqiptare.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …