Një grup senatorësh amerikanë kanë propozuar një “Akt për Demokracinë dhe Avancimin e Ballkanit Perëndimor”

Një grup senatorësh amerikanë kanë propozuar një “Akt për Demokracinë dhe Avancimin e Ballkanit Perëndimor”

Një grup senatorësh amerikanë kanë propozuar një “Akt për Demokracinë dhe Avancimin e Ballkanit Perëndimor”. Sipas këtij akti Shtetet e Bashkuara do të përdorin ndikimin e tyre në aleancën e NATO-s për të “ruajtur një mjedis të sigurt” në rajon, veçanërisht nëse Rusia ndërhyn në Bosnje ose Kosovë. Akti thotë se veprimet e miratuara aty janë “në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”. Sinjalet e para nëse do ketë shtrirje të konfliktit ukrainas në Ballkanin Perëndimor do jepen në nëntor, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në atë muaj  do të votojë për zgjatjen e misionit EUFOR në Bosnje, veprim të cilën Rusia deri tani e ka kundërshtuar fuqishëm. Senatorja demokrate Jeanne Shaheen, së bashku me Senatorin Roger Wicker, të cilët kryesojnë politikat për Evropën në Komitetin e Politikës së Jashtme amerikane, prezantuan projektin që synon të “mbështesë zhvillimin ekonomik në rajon nëpërmjet infrastrukturës, tregtisë dhe nismave kundër korrupsionit. Kjo përfshin sanksionet për të penguar aktivitetet destabilizuese në Ballkanin Perëndimor”.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …