Bajram Begaj

Bajram Begaj: UÇK-ja është faqe e ndritur e çdo shqiptari, ajo e bën krenar çdo shqiptar

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një konferencë të përbashkët me kryetaren,  Vjosa Osmani në Prishtinë, ka ofruar  mbështetjen e plotë të Tiranës zyrtare  për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO. Ai ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar. Jam shumë i lumtur për ftesën tuaj. Vij në shtëpinë e shqiptarisë, aty ku shtëpia është e Zotit dhe e mikut. Faleminderit për pritjen e ngrohtë vëllazërore. Jam i nderuar të jem në Prishtinë në vizitën time të parë si president. Dy dialekte dhe një gjuhë, dy republika dhe një komb. Së bashku duhet të luftojmë për të ruajtur paqen”, ka thënë Begaj. Më tutje, Begaj ka folur edhe për luftën e UÇK-së. Ai ka thënë se UÇK-ja është faqe e ndritur e çdo shqiptari. “UÇK-ja, faqe e ndritur që bën krenar çdo shqiptar. Hapja e negociatave me BE për Shqipërinë një hap shumë i mirë për të gjithë shqiptarët. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar. Unë sigurova Vjosa  Osmani në mbështetjen e Shqipërisë për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë, Bajram Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …