Turqia dhe Izraeli kanë vendosur plotësisht marrëdhëniet e tyre diplomatike. Këto dy shtete të kthejnë ambasadorët përkatës në të dyja vendet. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Izraelit, Jair Lapid, i cili njoftoi se dy vendet kanë përmirësuar marrëdhëniet e tyre diplomatike. “Përmirësimi i marrëdhënieve do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve midis dy popujve, zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe kulturore dhe forcimin e stabilitetit rajonal”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit izraelit. Në Ankara, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu tha pas njoftimit të Izraelit se, pavarësisht rivendosjes së plotë të marrëdhënieve turko-izraelite, Turqia “nuk do të braktisë kauzën palestineze”. Ambasadorët e Turqisë dhe Izraelit në Tel Aviv dhe Ankara u tërhoqën në vitin 2018 pas vdekjes së 60 protestuesve palestinezë në Gaza.
Kontrolloni gjithashtu
Fshati turistik i Linit merr mbrojtje ligjore të veçantë
Fshati turistik i Linit, një nga destinacionet më të veçanta përgjatë bregut të Liqenit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
