Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Projektligji për zyrtarët është sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore e shërbimit civil pa përjashtim

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar se ka lexuar Projektligjin e ri për zyrtarët publik, dhe sipas tij, është tmerruar me provizionet që parapërcaktojnë dhe lejojnë hapësirë për ndërhyrje politike në administratë publike. “Ky projektligj qenka një sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim. Është kundër gjithëçkaje që është arritur me BE-në dhe Sigma me reforma në dekadën e fundit”, ka shkruar Tahiri. Ai ka theksuar se Projektligji i ri për zyrtarët publikë, respektivisht Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë qartazi nene kundërkushtetuese, që në esencë janë fshisë e hekurt kundër menaxhmentit drejtues të administratës shtetërore. “Ky ligj nuk duhet të kalojë, assesi!”, ka shkruar Besnik Tahiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …