Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” po qëndron në Turqi

Këto ditë Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani”, po qëndron në Turqi në qytetin e Taskopru, për të performuar në Festivalin “International Tašköprü Culture and Garlic Festival”. Po ashtu fëmijët e Ansamblit po marrin pjesë edhe në festivalin që po mbahet në Mal të Zi, e kjo dëshmon që Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” çdo ditë më shumë po rritet me paraqitjet e tyre në vende të ndryshme. Ansambli po shndërrohet në uragan të kulturës, ku me paraqitjen e tyre në Turqi përveç duartrokitjeve dhe lëvdatave nga të pranishmit dhe organizatorët, morën ftesa nga shtetet e pranishme që të jenë pjesëmarrës në festivale në shtete të ndryshme.

Mund të jetë një imazh i 19 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …