Atletja e Shqipërisë, Luiza Gega është shpallur kampione e Evropës në garën e 3 mijë metrave me pengesa

Atletja e Shqipërisë, Luiza Gega është shpallur kampione e Evropës në garën e 3 mijë metrave me pengesa. Shpallja e saj kampione evropian në këtë disiplinë të atletikës është bërë në Munih të Gjermanisë. Distancën prej 3 mijë metrave me pengesa, atletja shqiptare, Luiza Gega e kaloi për 9 minuta e 11 sekonda e 31 të qindat e sekondës. Njohësit e mbretëreshës së sporteve, atletikës, kanë vlerësuar se kjo është një e arritur e jashtëzakonshme. Atletja, Luiza Gega është një vajzë 33 vjeçare nga Shqipëria. Ajo me sport ka filluar të merret qysh nga shkolla fillore ku ka shkëlqyer në gara të ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Vendi i parë në Evropë, në vrapim me pengesa, është edhe një realizim tjetër i ëndrrës së saj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …