I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar është takuar me kreun e opozitës në Kosovë

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar është takuar me kreun e opozitës në Kosovë

Takimet  e emisarit amerikan Escobar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Adbixhiku dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë janë mbajtur në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë. Escobar ka nisur vizitën e tij në Prishtinë të martën, një ditë para homologut evropian, Miroslav Lajçak. Por, i dërguari i SHBA-së në ditën e parë të vizitës së tij nuk takoi protagonistin kryesor të dialogut, kryeministrin Albin Kurti. Takimet, Escobar i nisi me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Ai nuk ka pranuar të flasë për media pas takimit.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …