Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, priti sot në takim dy nga 13 të mbijetuarit e Masakrës së 31 marsit në Pastasel

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, priti sot në takim dy nga 13 të mbijetuarit e Masakrës së 31 marsit në Pastasel

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur sot në takim dy nga trembëdhjetë të mbijetuarit e Masakrës së 31 marsit në Pastasel, Tahir Krasniqin dhe Beqir Krasniqin. “Atë ditë kur forcat barbare serbe ekzekutuan dhe masakruan 106 qytetarë shqiptarë të moshave të ndryshme e të të dy gjinive, këtyre dy burrave vetëm një fije e hollë u ndante jetën nga vdekja, vdekje të cilën e panë me sy, por, për fatin e tyre të mirë shpëtuan për tu bërë rrëfimtarë dhe dëshmitarë të gjallë të atij tmerri”, ka shkruar Latifi. Tahir Krasniqi dhe Beqir Krasniqi dëshmuan kudo për masakrën e 31 marsit. “Dëshmuan edhe në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish Jugosllavi në Hagë, duke rrëfyer tmerret dhe krimet që ata panë me sytë e tyre, për të vënë dritë mbi gjenocidin shtetëror serb nën udhëheqjen e diktatorit dhe kriminelit Sllobodan Millosheviq, të kryer mbi popullatën shqiptare, kudo”, ka thënë Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Më 17 shkurt platforma “Liria ka Emër” organizon protestë në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, do të protestohet më 17 shkurt në orën 14:00 në …