Brickos

Demiraj: Ushtria e Kosovës është dashur të krijohej para 5-6 viteve

Dritan Demiraj i përgjigjet Vuçiqit: Provojeni po jua mbajti do përfundoni edhe më keq se në vitet 1998-1999

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj ka reaguar kundër deklaratës së kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili i kërkoi NATO-s të bëjë detyrën e saj në Kosovë, ose  Serbia do të ndërhyjë për të mbrojtur pakicat e saj në veri. Ish-Drejtuesi i Komandove Shqiptare në Afganistan, Kolonel Demiraj e ka quajtur Presidentin e Serbisë “burrec” duke shtuar se qëllimet e tij destabilizuese nuk do të realizohen. “Provojeni po jua mbajti dhe shikoni se ku do përfundoni edhe më keq se në vitet 1998-99”, ka thënë Demiraj, duke shtuar se është e papranueshme qasja e Bashkimit Evropian duke vazhduar përkëdheljen e Serbisë me qëllim distancimin nga Rusia, “por ata duhet ta kenë të qartë që kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë. Demiraj i ka bërë thirrje qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për unifikimin e qëndrimeve për mbrojtje të përbashkët kombëtare. Të dy qeveritë tona duhet të përgatisin dhe firmosin sa më shpejtë traktatin e mbrojtjes se përbashkët në drejtim të unifikimit të qëndrimeve të mbrojtjes kombëtare së bashku me Republikën e Dardanisë”, ka thënë koloneli, Dritan Demiraj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti po hasë në vështirësi përballë opozitës e disa deputetëve të pavarur lidhur me Kodin Civil

Kryetari i Vetëvendosjes, po hasë në vështirësi Albin Kurti, përballë opozitës dhe disa deputetëve të …