leoni

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lajcak, në një intervistë për BBC ka sqaruar disa të dhëna për takimin e kaluar në Bruksel të Kurtit e Vuçiqit

Emisari i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, në një intervistë për BBC-në ka folur për takimin Kurti-Vuçiq më 18 gusht  në Bruksel dhe për atë se çfarë pritet të ndodh sot në Prishtinë në takimet e radhës. Lajcak ka thënë se vizita në Prishtinë dhe më pas edhe në Beograd do të jetë për të vazhduar bisedimet aty ku kanë mbetur të enjten, ditën e takimit në Bruksel. Emisari  Lajçak, me origjinë nga Sllovakia, vend i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka thënë se ka një vëmendje të madhe të përqendruar në procesin e negociatave dhe se pritshmëritë janë tepër të larta. Për takimin e fundit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Lajçak ka thënë se Kurti dhe Vuçiq s’janë grindur dhe kanë respektuar qëndrimet e njëri-tjetrit. Ishte një raund shumë i ndryshëm. Ne patëm një diskutim shumë profesional, të fokusuar dhe me respekt, por ata nuk u grindën, ata respektuan vizionet e njëri-tjetrit dhe ishin të vetëdijshëm për dallimet”, ka thënë mes tjerash Mirosllav  Lajcak për BBC-në.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …