Covid

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 363 raste të reja, janë shëruar 413 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 411 testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 363 raste  të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur  asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 413  të infektuar. Numri i rasteve aktive,  ka zbritur  3 mijë e 126  të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: Liria e mediave dhe Radio Kosova e Lirë

Janë disa data që të sjellin në mendje ngjarje interesante dhe shumë mbresëlënëse! 3 Maji, …