Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përkrah grevën e sindikatave

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se përkrah grevën e sindikatave. Ai ka thënë se qeveria Kurti është e vetmja në historinë e Kosovës që haptazi neglizhon, përjashton dhe lufton sindikatat e punëtorëve. “Ky pushtet që në opozitë protestonte bashkë me sindikatat, në pushtet është bërë armiku kryesor i tyre. Zhvendosja ideologjike përkundër interesave të punëtorëve sjellë këso anomalie. Në krizat e njëpasnjëshme të cilat po i përjetojmë, humbësit e mëdhenj dhe të vazhdueshëm janë punëtorët e familjet e tyre. Qeveria ka rritur buxhetin, biznesi privat ka shtuar çmimet e fitimet, bankat po fitojnë miliona dividentë në kurriz të pagave të ulëta të punëtorëve”. “Andaj greva është plotësisht legjitime. Është edhe domosdoshmëri, ka shkruar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tefta Cami-Cani: KONTRIBUTI DHE KRIJIMTARIA E PROF. AHMET QERIQIT I SHËRBEN SHQIPTARISË

Tefta Cami, ka kujtuar me respekt dhe vlerësim figurën e të ndjerit Ahmet Qeriqi

Ish-ministrja e Arsimit e Republikës së Shqipërisë, Tefta Cami, ka kujtuar me respekt dhe vlerësim …