Ministria e Financave kërcënon se paga e secilit grevist do të pezullohet për aq kohë sa qëndron në grevë

Sektori publik në Kosovë nga sot ka nisur grevën e përgjithshme, pasi që sindikalistët nuk kanë arritur të bien dakord me Qeverinë e Kosovës rreth kërkesës së tyre për mbështetje prej 100 eurove. Pas fillimit të grevës, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur pagën sipas neni 18 të Ligjit për Greva. Zyrtari, Enis Spahiu ka konfirmuar se lidhur me çështjen e pezullimit nga paga, vendimin ia ka përcjellë anëtarit të Këshillit Grevist Ali Sefaj. Spahiu tha se paga e secilit grevist do të pezullohet për aq kohë sa qëndron në grevë. Sidoqoftë, ne respektojmë të drejtën e zyrtarëve për grevë dhe do të mundohemi maksimalisht të përmbushim obligimet ligjore për mbajtjen  e grevës dhe mos diskriminimin e zyrtarëve që marrin pjesë.

Kontrolloni gjithashtu

Besa Ismaili-Ahmeti: Siguria e grave nuk është alibi për mbrojtjen e karriges ministrore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti, ka kritikuar ashpër ministrin Xhelal Sveçla, duke …