Në moshën 91 vjeçare është ndarë nga jeta, shkrimtari dhe studiuesi shqiptar, Nasho Jorgaqi

Në moshën 91 vjeçare është ndarë nga jeta, shkrimtari dhe studiuesi shqiptar, Nasho Jorgaqi

Në moshën 91 vjeçare  është ndarë nga jeta Nasho Jorgaqi. Ai  lindi në vitin 1931 në Fier.  Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”.

 Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime. Nasho Jorgaqi punoi në vitet e fundit edhe si bashkëpunëtor i redaksisë së Kulturës në gazetën DITA. Botuesi, Kryeredaktori dhe stafi i gazetës i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Jorgaqi, miqve dhe kolegëve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …