Instituti i ish kryeminstrit britanik Tony Blair-it e mohon se ai po flet në emër kryetarit serb për çështjen e Kosovës

Ish-kryeministri anglez, Tony Blair është angazhuar sërish për t’i ofruar këshilla Qeverisë së Shqipërisë

Qeveria shqiptare ka angazhuar sërish institutin e drejtuar nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair për këshillim në çështjet e politikës së brendshme dhe ndërkombëtare. Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është angazhuar sërish për t’i ofruar këshillim qeverisë shqiptare përmes institutit të drejtuar prej tij “Tony Blair Institute”. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, “Tony Blair Institute” kërkon të punësojë një këshilltar të lartë për të punuar me qeverinë shqiptare, me qëllim “çuarjen përpara të një axhende ambicioze transformimi” të vendosur nga kryeministri dhe zv.kryeministrja. Sipas njoftimit, “Tony Blair Institute” pritet të angazhohet në reformat e sektorit publik, përfshirë axhendën politike kombëtare, transformimin dixhital, reformën e energjisë dhe transformimin e qeverisë shqiptare. “Këshilltari do të punojë ngushtë me homologët e qeverisë në zyrën e Kryeministrit dhe ministritë dhe agjencitë përkatëse”, thuhet në njoftimin e “Tony Blair Institute”. Mes fushave të përgjegjësisë së këshilltarit renditen këshillat strategjike mbi çështje të politikës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare si dhe metodat e komunikimit dhe PR-it për të promovuar ‘sukseset e projekteve në publik”.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …