Synohet ndërtimi i objektit të ri të zjarrfikësve në Ferizaj

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në komunën e Ferizajt, Arben Halili dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Arbër Bytyqi, bashkë me inspektorin e zjarreve Luan Salihu dhe zyrtarin e emergjencave, Skender Kurti, pritën drejtues të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, përkatësisht drejtorin e drejtorisë së financave dhe shërbimeve të përgjithshme në këtë agjenci, Shpend Tërdevaj, Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit të Zjarrfikjes, si dhe Dardan Lushtaku – zyrtar i financave. Në këtë takim, u diskutua për synimin që ka AME të ndërtoj një objekt të ri të zjarrfikësve në Ferizaj, funksionalizimin e Qendrës së Alarmimit 112 si dhe çështje tjera pune që ndikojnë në punën e përditshme të zjarrfikësve. Drejtuesit komunal u zotuan se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të realizohet ky investim, me rëndësi të veçantë për shërbimet publike dhe emergjencat në nivel lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …