Lutfi Haziri

Nënkryetari Haziri mendon se me marrëveshjen e re është krijuar një momentum i ri politik në dialogun Kosovë-Serbi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shfaqur mendimin e tij se me nënshkrimin e marrëveshjes së re në Brukselpër dokumentet e udhëtimit, është krijuar një momentum i ri politik në dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka shkruar se “në këtë fazë duhet të ndalet retorika e luftës, retorika që sjell konflikt,  sepse jo shpeshherë në proceset politike na ndodh që të krijohen rrethanat politike ku fokusi ndërkombëtar po çon drejt një zgjidhje të kërkesave që janë për njohje reciproke, pa opsion tjetër. Është nevojë urgjente që të zhvillohet një dialog i brendshëm për këtë me pjesëmarrje të pozitës e opozitës dhe shoqërisë civile. Krejt kjo për t’i dhënë oksigjen politik negociatorit, në interes të Republikës” ka shkruar mes tjerash, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …