Ana Bërnabiq

Ana Bernabiq: Marrëveshja, që parashikonte dokumentet hyrëse-dalëse mes Serbisë e Kosovës është nënshkruar në vitin 2011

Kryeministrja aktuale e Serbis, Ana Bërnabiq, hodhi poshtë kritikat e kryetarit të Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, i cili ka thënë se i vetmi ndryshim që do të ndodhë si rezultat i marrëveshjes me Kosovën është se Serbia do të fillojë, duke njohur dokumentet e Kosovë. Ajo tha se marrëveshja e cila parashikonte futjen e dokumenteve hyrëse-dalëse është nënshkruar në vitin 2011, kur Jeremiq ishte ministër i Punëve të Jashtme. Bërnabiq, kritikoi ashpër Jeremiqin, duke thënë se Borko Stefanoviq, shef i të cilit ishte Jeremiq, nënshkroi një Marrëveshje për Lirinë e Lëvizjes me Prishtinën në vitin 2011, ku thuhet se secila palë mund të lëshojë dokumente shoqëruese për qytetarët e palës tjetër. Këto dokumente janë të përcaktuara në marrëveshjen e vitit 2011. Deri më tani, shqiptarët nga Kosova mund të hynin me letërnjoftime dhe ne u dhamë një copë letre me të cilën mund të udhëtonin nëpër Serbi”, tha zonja Bernabiq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …