Samedin Mehmeti

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas ngjarjes së rëndë ku një vajzë e mitur 11 vjeçare, u  dhunua nga 5 persona në Prishtinë. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e  Brendshme. Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar 5 persona për përdhunimin e vajzës së mitur. Katër prej tyre do të mbahen në paraburgim për një muaj, ndërsa personi i pestë është duke u marrë në pyetje. Ngjarja që dyshohet se ka ndodhur të shtunën në një park të qytetit, është denoncuar nga familja e viktimës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka kompetencë të bëj dekretime për kryeministër

Eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se sipas aktgjykimit të fundit të …