Lumir Abdixhiku: Pritjet e mëdha për ndryshim u ballafaquan vetëm me ndryshim të pushtetit dhe asgjë tjetër

Lumir Abdixhiku: I kam kërkuar Albin Kurtit të jetë më i guximshëm dhe ta kërkojë marrëveshjen finale me Serbinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit që kishte me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se i ka kërkuar atij  që të jetë më i guximshëm dhe ta kërkojë marrëveshjen finale me Serbinë, që në thelb të saj ka njohjen reciproke. Më tutje, Abdixhiku, ka thënë se takimi i thirrur me partitë opozitare për t’u informuar për takimin në Bruksel që Kurti kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka qenë i vonuar. Kryeministri bëri një paraqitje  të gjashtë pikave që tashmë janë të njohura për publikun dhe në këtë drejtim nuk pat ndonjë risi. Dialogimi i copëzuar, pjesë-pjesë është në interes të Serbisë dhe jo të Kosovës. Sa më shumë që mbesim në këtë proces, Kosova e ushqen status-quon”, ka deklaruar Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …