Albin Kurti ndihet tejet i kënaqur për takimin me Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn

Albin Kurti ndihet tejet i kënaqur për takimin me Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj,ka bërë me dije se i ka njoftuar ata për bisedimet në Bruksel. Ai ka thënë se takimi me drejtuesit e opozitës ishte interes i tij në mënyrë që sa më shumë t’i njoftoj ata në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi. Në Kuvend kemi pauzë, kemi pushim deri kah mesi i shtatorit andaj kjo është arsyeja pse e konsideruam që është e rëndësishme një takim i këtillë, kur është arritur dakrodimi që as në anën e Kosovës të mos ketë aso dokumente të hyrje-daljeve, ka thënë Kurti. Më tutje, ai ka thënë se me Abdixhikun dhe Haradinajn, i kanë diskutuar detajet e bisedimeve në Bruksel dhe se ky takim sipas tij është një bashkëpunim që jep për më shumë komunikim mes qeverisë dhe opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …