Sot është ditëlindja e heroit, Bahri Fazliu

Fahri Fazliu: Heronjtë vetëm ditëlindje kanë, andaj edhe për çdo vit i përkujtojmë

Sot, para 51 viteve, lindi njëri prej ideologëve më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Heroi i Kombit, Bahri Fazliu. Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë, ata vetëm datëlindje kanë! Kosovës po i mungon shumë vizioni dhe penda e mprehtë e Bahriut. Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë më 07.05.1998, në Bjeshkët e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri! Ra për të mos vdekur kurrë.  Bahri Fazliu është vëllai i heroit Fahri Fazliut,  i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Altin B. Mavraj: Organizohen homazhe, në 25 vjetorin e rënies të dëshmorit të kombit Milazim Mavraj, i njohur me nofkën “Çeçeni”

Në 25 vjetorin e rënies të dëshmorit të kombit Milazim Mavraj, i njohur me nofkën …