Lumir Abdixhiu

Lumir Abdixhiku: E ftoj Qeverinë-Kurti për dialog e mirëkuptim në vend të arrogancës

Pas takimit me Albin Kurtin ditë më parë, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka thënë se gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publik kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre,  burimit të vetëm të mbijetesës. “Në një inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale, ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik.  E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetëror janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare, në këtë masë,  nuk do të durojë gjatë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

PDK i jep goditjen finale Kurtit: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se PDK nuk do të marrë …