KOMUNA E RAHOVECIT DORËZON ZYRTARISHT BUXHETIN

Bazuar në Ligjin për Financat Publike dhe Përgjegjësitë si dhe pas përfundimit të të gjitha proceseve që obligon ligji, konsultime dhe dëgjime buxhetore me të gjithë akterët, ekzekutivi komunal në Rahovec përmes Drejtorit për Buxhet dhe Financa, z. Afrim Limani, i dorëzoi Kuvendit Komunal, respektivisht Kryesuesit, z. Defrim Kafexhiu, buxhetin e vitit 2023, me të gjitha projeksionet dhe planifikimet për një buxhetim sa më gjithëpërfshirës. Kryesuesi më tej do të zhvilloj procedurat tjera që në seancën e muajit shtator do të vihet në Kuvend për diskutim dhe miratim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …