Brickos

Rabit Konjufca, xhaxhai i kryekuvendarit, Glauk Konjufca, caktohet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes

Xhaxhai i kryekuvendarit, Konjufca, një Rabit, do t iu thyejë “brirët e prehur” 25 mijë mësimdhënësve të Kosovës

Kur njeriu flet me vetveten, sidomos kur ka  paranojë, njerëzit i duken me brirë e pa brirë, kur është i çmendur, nuk ia vë kush veshin, kur është pushtetar, po të kishte pak moral e edukatë, po të kishte pak njerëzi e burrëri nuk do të përdorte fjalorin e mbathtarit apo të tredhësit të qeve, apo të pajtonxhiut,  por ja që “forca” të cilën ia jep akëcilit njeri  pushteti, bën që ai të ndihet njëlloj zoti, njëfarë trimi 24 vjet pas luftës dhe merr guxim, t’ fyejë e  t’ i quajë njerëz me brirë 25 mijë mësimdhënës të Kosovës, pasi asnjë nga ajo armatë arsimtarësh, madje as vet “Rrahmoni”  nuk ka marrë mundin për ta pyetur “Robitin” se “bon apo nuk bon me bo grevë”.

Që Vlladan Gjorgjeviqi na ka quajtur njerëz me bishta këtë e di.

Po ashtu me bishta e shalla i ka quajtur të gjithë shqiptarët e besimit islam, prifti satana, Anton Kçira dhe një tjetër afër tij, madje ata kanë mallkuar Millosheviqin pse nuk i fshiu nga Kosova 1, milionë e 900 mijë prej tyre, ndërsa  Rabiti, nuk kërkon t’ ua heq brirët,  25 mijë arsimtarëve por do t ua thyejë,  pasi dikush ua paska prehur fort dhe për shkak se kanë marrë guxim të hyjnë në grevë dhe të kërkojnë kushte më të mira jete.

Ja cila është mendësia skizofrene,  politike e disa ithtarëve të verbët  të Glaukut e Albinit, ja cili është niveli i tyre moral, njerëzor, ja cila është gjuha e tyre. Kohë më parë jemi ballafaquar edhe me  gojëqitjet e ministrit Hekuran Murati, pastaj  të do dimalave e do hamamave, që nxjerrin nga goja,  atë që njerëzit normalë nxjerrin nga prapanicat…  (RKL)

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …