Me 2, 3 dhe 4 shtator 2022, në Rahovec do të organizohet festa e vjeljes së rrushit Hardh Fest

Sot në Rahovec filloi Festa e vjeljes së Rrushit, “ Hardh Fest 2022”

Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që  filloi sot dhe do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës).

Festivali nis nga ora 10:00 me aktivitetin e parë, ndërsa ceremonia zyrtare fillon nga ora 11:45, me prerjen e kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.

Hardh Fest 2022  mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Partner i Festivalit Stone Castle dhe sponsor gjeneral Banka për Biznes.

 

E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Aëard në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili përformonë më 3 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …