Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: 1 shtatori nuk i priti nxënësit nëpër shkolla pasi shumica prej tyre ishin të mbyllura si pasojë e grevës

Ish-ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj  tha se 1 shtatori nuk i priti nxënësit nëpër shkolla pasi shumica prej tyre ishin të mbyllura si pasojë e grevës nga sindikatat. Por ai përmendi një rast kur ish-kryeministri Hashim Thaçi ua dyfishoi pagat e mësimdhënësve, në dialog me mësimdhënësit. Ajo mbetet e vetmja rritje në pagë që kanë pasur ata deri më sot. Tash thotë se është turp dhe shëmti sesi mësimdhënësit sot po trajtohen politikisht dhe financiarisht nga Qeveria Kurti. Zëri i lirisë kombëtare dje dhe lirisë individuale sot! Asnjëherë askush nuk ka mundur t’ua mbyllë dyert mësuesve në Kosovë! Është jetike për ta, nxënësit dhe prindërit, të hapen dyert e dialogut, ka shkruar Enver Hoxhaj në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …