leoni

Enver Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës sinonim të lirisë dhe pavarësisë

Konferenca në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, pritet të mbahet me 8 shtator

Konferenca e radhës, në Gjykatën Speciale,  në rastin e pretenduar penal kundër ish krerëve të UÇK-së:  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi,  është caktuar të mbahet me 8 shtator në orën 13:30, shkruan në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë duke u akuzuar nga Gjykata Speciale, për gjoja  krime të luftës edhe pse ata janë deklaruar të pafajshëm, për veprat që u ngarkohen. Katër eprorët e lartë të  UÇK-së po mbahen në Qendrën e Paraburgimit, në Hagë për afër dy vite, nga nëntori i vitit 2020. Avokatët  e të pandehurve vazhdimisht janë ankuar lidhur me vazhdimin e paraburgimit dhe prolongimit të procesit gjyqësor kundër  tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …