Mevlut Çavushoglu: Turqia është Ballkan dhe ne jemi krenarë për këtë fakt

Mevlut Çavushoglu: Turqia është Ballkan dhe ne jemi krenarë për këtë fakt

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, i pranishëm në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Beograd, është cituar të ketë deklaruar se kjo nismë do të përshpejtojë integrimin europian të rajonit. “Përgjatë historisë, Ballkani ka qenë i hapur ndaj ndikimeve të ndryshme, për shkak të gjeografisë. Është koha të marrim fatin tonë në duart tona. Nisma kërkon një qasje të lirë në tregun e punë, shkëmbimi i studentëve, njohja e kualifikimeve akademike, që mund të trajtojë dhe problemin e rrjedhjes së trurit që ka Ballkani. BE është kthyer në vështrimin së brendshmi, dhe interesat politike kanë marrë peng zgjerimin. Është dramatike që një luftë në Europë i kujtoi për rëndësinë e zgjerimit. Nuk dua të flas se si anëtarësimi i Turqisë është politizuar për interesa të ngushta. Shpresoj se më shumë vende do i bashkohen Ballkanit të Hapur. Shpresojmë që nisma e Ballkanit të Hapur të përshpejtojë integrimin europian të rajonit.  Turqia është Ballkan dhe ne jemi krenarë për këtë. Ballkani duhet të marrë në kontroll fatin e tij. I uroj nismës çdo sukses, faleminderit për ftesën tuaj, ka thënë Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …