leoni

Albin Kurti

Albin Kurti, i frikësuar nga përmasat e grevës, ndanë para për të gjitha kategoritë nga pak, por zero për veteranët

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se do të ndihmohen edhe pensionistët, ata me asistencë sociale, zyrtarët publik, punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe për sektorin privat. Për pensionistët do të ndajmë shumë e njëhershme prej 100 euro. Familjet me asistencë sociale do ti mbështesim duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj. Për zyrtarët publik do të ndajmë shtesën prej 50 euro, duke filluar nga shtatori. Kurse nga punëtorët në ndërmarrje publike do të ndajmë shumën e njëhershme në vlerë prej 100 euro. Gjendja e rënduar është edhe në sektorin privat. 80 % janë të punësuar në sektorin privat. Do të mbështesim secilin biznes që i rrit pagat e punëtorëve. Subvencionojmë 50 % të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë. Do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 eurove në nëntor edhe për studentët”, ka thënë Kurti. Gjithashtu ka prezantuar edhe një ndihmesë për bizneset të cilat janë prekur nga inflacioni dhe rritja e çmimit të materialeve ndërtimore. Vetëm veteranët, invalidët e luftëtarët e lirisë  nuk do të marrin asgjë pasi kanë rënë në gjumin dimëror dhe nuk bëhen gjallë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …