Bugajski

Bugajski: Putin e Vuçiq po luajnë me kartën e Kosovës për kriza të reja në Ballkan

Analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Janusz Bugajski ka konstatuar se presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë duke luajtur me kartën e Kosovës për të nxitur kriza të reja në Ballkan. Analisti, Janusz  Bugajski i ka deklruar mediumit boshnjak “Istraga.ba” se vizita e fundit e ministrit të Brendshëm serb Aleksandar Vulin në Moskë tregon mbështetjen e vendosur të Beogradit për imperializmin rus në këmbim të ndihmës së Kremlinit për “të ngrirë” Kosovën dhe për të mbrojtur Serbinë në rast të një konfrontimi të drejtpërdrejtë me NATO-n. “Përderisa mediat serbe lëshojnë dezinformata të vazhdueshme kundër Kosovës, Vuçiq po riciklon justifikimet që çuan në luftë dhe gjenocid në vitet 1990, kur ai shërbeu si ministër i informacionit i Millosheviqit. Nocioni se serbët janë të persekutuar në Kosovë supozohet të pasqyrojë gjithashtu pretendimet e prodhuara të Rusisë kundër Ukrainës” ka tërhequr vërejtjen analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Janusz Bugajski. Ai ka shtuar më tutje se Moska po ndihmon Beogradin në ndërtimin e “Botës serbe”, sipas së cilës të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet të zgjeruar. Në këmbim, Serbia i mundëson Rusisë të zgjerojë shtrirjen e saj rajonale përmes marrëveshjeve energjetike, depërtimit të inteligjencës, bashkëpunimit ushtarak dhe dezinformimit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …