13 të shëruar nga covid 19 sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 13 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kështu është bërë e ditur nga ana e organeve përgjegjëse, IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal për menaxhimin e situatës me covid-19 në Komunën e Malishevës. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më tani me covid-19 janë regjistruar 4259 raste, prej tyre 4151 janë shëruar,87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 21 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Vitia dhe Saint-Julien-en-Genevois nënshkruan marrëveshje binjakëzimi

Komuna e Vitisë dhe Komuna e Saint-Julien-en-Genevois kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur …