Time Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe ushtrisë tashmë janë kryer dhe shumë të tjera do të kryhen pa Pacollin

Kadriaj: Falë mërgimtarëve u bëre kryeministër, e sot po i quan analfabetë

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka kritikuar kryemisnitrin, Albin Kurti për etiketimin që ju ka bërë mërgimtarëve të cilët i quajti analfabetë. Ajo ka shkruar se fal tyre, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është bërë kryeministër ndërsa tani i quan analfabetë. “Është i pandershëm dhe shumë i ulët epiteti analfabet për mërgimtaret tanë. Pasi i mashtrove deri në përulje tash fillove me i ofendu me epitete qe ata kurrë se kanë merituar. Aq më tepër nga ti, që falë tyre je këtu në këtë pozitë. Liria dhe shteti ynë e kanë emëruesin e përbashkët e ai emërues është populli ynë kudo që jeton dhe vepron” ka shkruar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …