Albin Kurti: Do të këtë përkrahje institucionale, për të rritur cilësinë e jetës të personave me aftësi të kufizuar

Kurti akuzon Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, me qëllim për të bërë ndërrime

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit kanë reaguar kundër disa deklaratave  të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi Kurti tha se mbi 200 gjykatës janë marrë me rastet e dhunës seksuale dhe kanë shqiptuar vetëm dënime me gjobë dhe me kusht, ndërsa akuzoi edhe rreth 140 prokurorë të cilët tha se kanë lejuar parashkrimin e lëndëve për këto raste. KPK dhe Prokurori i Shtetit i kanë quajtur të pasakta dhe tendencioze këto prononcime publike të kryeministrit dhe Ministres së për parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale në Prokurori, pasi demantohen tërësisht nga raportet zyrtare të sistemit prokurorial. Nga raportet e KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, sipas të dhënave për veprat penale për rastet e dhunës seksuale përgjatë vitit 2020, 2021 dhe gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, është parashkruar vetëm një rast që ka pasur të bëjë me dhunën seksuale.

 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të informimit drejtë të opinionit publik lidhur me zhvillimet e fundit, përfshirë edhe qëndrimet e Këshillit lidhur me deklaratat e Kryeministrit dhe Ministres së Drejtësisë për punën e sistemit gjyqësor, se sot me fillim nga ora 10:30 organizon Konferencë për Media në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor, rruga “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …