leoni

Blerta Deliu Kodra

Blerta Deliu Kodra: Me këtë inflacion dhe zhvlerësim të parasë, rritja e pagave për mësimdhënësit është jetike

Deputetja e PDK-së, Bleta Deliu Kodra iu ka drejtuar Mimoza Kusarit, e cila ka thënë se  Fitorja e Vetëvendosjes qenka “çlirim për Kosovën,  grevat e sindikalistëve dhe mësimdhënësve  nuk qenkan “rezistencë”?! Si duket, akoma nuk e keni kuptuar se populli është ngopur me ju ende pa i bërë dy vjet qeverisje. Zerot e juaja të investimeve kapitale, kthimin e reduktimeve, krizën e madhe ekonomike në të cilën e keni futur vendin, nuk ka “llafologji” që i mbulon. Ajo i ka quajtur veprimet e sindikalistëve si krejt legjitime – të cilët çdo ditë po e fitojnë betejën publike me Qeverinë, sepse populli është rreshtuar me ta. “Me këtë inflacion dhe zhvlerësim të parasë, rritja e pagave për mësimdhënësit është jetike. Unë e kam ditur gjithmonë, por tani po e shohin të gjithë se balonat që i keni fryrë aq shumë, nuk kanë pasur asgjë brenda përveç mashtrime, gënjeshtra e manipulime!”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Sir Keir Starmer në Tiranë: Evropa është e bashkuar dhe e fortë, është privilegj të jem këtu

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e tij …