Të gjitha familjet që do të instalojnë panele diellore në shtëpitë e tyre, do të mbështeten nga shteti me 50% të vlerës

Të gjitha familjet që do të instalojnë panele diellore në shtëpitë e tyre, do të mbështeten nga shteti me 50% të vlerës

Të gjitha familjet që do të instalojnë panele diellore në shtëpitë e tyre, e që do ti përdorin për ngrohje uji do të mbështeten financiarisht nga shtetit. Burime e lajmeve nga Shqipëria bëjnë me dije se qeveria po mendon të rimbursojë  gjysmën e vlerës së pajisjes së paneleve diellore për të gjitha familjet që do t’i instalojnë ato nëpër shtëpi dhe që do i përdorin vetëm për ngrohje uji. Kjo nismë u ndërmor  në kushtet e krizës energjetike, dhe ka për qëllim ta reduktojë konsumin e energjisë duke përdorur burime alternative, siç janë edhe panelet diellore. Enti Rregullator i Energjisë ka ndryshuar tarifat e licencimit të kompanive që furnizojnë me energji dhe të atyre që prodhojnë energji. Konkretisht licenca për furnizim të energjisë elektrike nuk do jetë më 1 milionë lekë por 500 mijë lekë, ndërsa për prodhuesit e energjisë nuk do të jetë më tarifa për fuqinë e instaluar. Nëse më herët prodhuesit do të paguanin për licencën 30 mijë lekë për çdo fuqi të instaluar, me ndryshimet e bëra do të paguajnë 500 mijë lekë pavarësisht kapacitetit të instaluar për të prodhuar energji. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …