Planifikohen investime në efiçiencë që do të ndikojë në kursim të energjisë elektrike në komunën e Vitisë

Nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka pritur sot në takim drejtorin e Shoqatës për Efikasitet të Energjisë së Ri-përtritëshme (SHEER), si dhe ekspertin e efiçiencës së energjisë Arsim Kuliqi. Në këtë takim u bisedua rreth Planit të Veprimit të Komunës për Energji dhe Klimë (PVKEK), që ka për qëllim investimin për kursimin e energjisë elektrike në këtë rast në komunën e Vitisë. Ky plan i veprimit përfshinë sektorin e ndërtesave, sektorin e transportit, dhe sektorin e ndriçimit publik. Nënkryetari Aliu e ka mirëpritur këtë plan të veprimit dhe ka falënderuar organizatën SHEER. Ai tha se duke i ditur nevojat e shumta të komunës, për projekte të tilla komuna e Vitisë çdoherë është e gatshme për bashkëpunim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …