Kryesia e PDK-së emëroi Isak Shabanin kryetar të Degës në Besianë

Kryesia e PDK-së emëroi Isak Shabanin kryetar të Degës në Besianë

Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, Kryesia e PDK-së ka caktuar udhëheqjen  e përkohshme në Degën e PDK-së në Besianë me kryetar Isak Shabani. Kryesia e PDK-së e ka autorizuar udhëheqjen e re të Degës,  që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e strukturës së Degës në të gjitha nivelet e saj.  Me këtë rast, Kryesia e PDK-së ka shprehur konsideratën dhe vlerësimin për punën e pandalshme të ish-kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë, Naim Fetahu.

Kontrolloni gjithashtu

Rasti Arlinda Zekaj: KGJK-ja arsyeton vonesat gjyqësore, Bislimaj thotë se viktima nuk mbeti pa mbrojtje

Anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Besnik Bislimaj, ka deklaruar se Arlinda Zekaj ka qenë …