Taulant Balla

Sali Berisha do të shpallet non grata edhe nga BE-ja, është për turp që ai ndodhet në Kuvend, tha Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla hodhi akuza kundër kryetarit të  PD-së, Sali Berisha, i cili ka  bërë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Taulant  Balla e cilësoi të turpshme që Berisha të jetë në Kuvend ndërsa është shpallur non grata nga Amerika. Balla paralajmëroi  me këtë rast  ndërsa se Sali Berisha do të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Europian. Është për turpin e këtij kuvendi që një “non grata” të shpallur nga SHBA, dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE, vijon të livadhisë i qetë”, tha Balla. Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se kryeministri Edi Rama është një alet i kryetarit  serb,  Aleksandër Vuçiç.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …