Vuçiq

Vuçiq: Evropa, Amerika e Turqia thonë se nuk ka nevojë për konflikte të reja, por duhet të arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq,  deklaroi se ka zhvilluar një bisedë me këshilltarët e kryetarit të Francës, Macron dhe  kancelarit gjerman, Scholz, por biseda  nuk ka qenë e lehtë. Ai ka sqaruar se nga dy këshilltarët ka marrë  një propozim për një kornizë krejtësisht të re për bisedimet në Bruksel, e cila duhet të çojë tek zgjidhja përfundimtare me Kosovën. Përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme evropiane, të cilët theksuan se kanë mbështetjen e Amerikës dhe të Turqisë për këtë, besojnë se në kushtet kur po zhvillohet një luftë në Evropë, nuk ka nevojë për konflikte të reja dhe se është e nevojshme të arrihet zgjidhja më e shpejtë e mundshme”, ka thënë  kryetari i Serbisë, Vuciq, por ka theksuar se Beogradi zyrtar nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por njeh vetëm Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …