Trupat paqeruajtëse të KFOR-it kanë bërë të ditur se do të ketë një rritje të përkohshme të pranisë ushtarake në Kosovë

Trupat paqeruajtëse  të KFOR-it , në Kosovë,  përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se do të ketë një rritje të përkohshme të pranisë ushtarake në vend për shkak të një stërvitjeje që do të organizohet nga data 27 shtator deri më 2 nëntor të këtij viti. Si rezultat i kësaj, një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuara do të mbërrijë në Kosovë më 11 shtator për t u njohur me asetet dhe personelin e KFOR-it para fillimit të stërvitjes. Njësitë do të kryejnë aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e tyre të lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, sipas mandatit me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Në përfundim gjatë stërvitjes, kontingjenti ushtarak do të largohet nga Kosova dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …