SPAK-u

SPAK-u, në kuadër te hetimit kundër, Ilir Metës, kërkon të dhëna nga departamenti FARA, në Amerikë

Prokuroria e posaçme, SPAK, në Tiranë, në kuadër te hetimit kundër ish kryetarit Ilir Meta kërkon të dhëna nga departamenti FARA,  ku janë regjistruar kompanitë e lobimit në ministrinë e drejtësisë në Amerikë. SPAK-u ka hartuar disa pyetje të kthyera tashmë në një letër porosi nga Ministria e Drejtësisë. Burime nga kjo ministri pohuan se dokumenti është përkthyer dhe nisur përmes postës diplomatike në Amerikë. Përmes kësaj letër porosie SPAK synon të marrë informacion për pagesat e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim për lobim në SHBA. SPAK ka vënë nën hetim Ilir Metën pas kallëzimit të ish deputetit Halit Valteri i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi. Dërgimi letër porosisë në Amerikë  vjen pas disa veprimeve hetimore në Shqipëri si kërkesa dërguar KQZ-së për të pasur një kopje të formularit të dekriminalizimit të Ilir Metës po ashtu edhe të dhënat e certifikatës familje të zotit Meta, i cili në javët në vazhdim me të gjitha gjasat do të thirret të dëshmojë në SPAK bashkë me Petrit Vasilin i cili drejtonte LSI në kohën kur ka ndodhur ky lobim i pretenduar i padeklaruar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …