Fondi i Kursimeve Pensionale njofton kontribuesit që nuk kanë aplikuar ende për tërheqjen e 10% se mund të aplikojnë deri më 6 prill

Për shkak krizës në tregjet financiare ndërkombëtare, Trusti ndodhet në periudhën më të rëndë gjatë këtij viti

Për shkak krizës në tregjet financiare ndërkombëtare, investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, po përjetojnë periudhën më të rëndë gjatë këtij viti duke iu shkaktuar humbje të mëdha  të kursimeve të qytetarëve në vendin tonë. Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë për KosovaPress, se investimet e Trustit deri në korrik pësuan rënie 161 milionë e 6 mijë  euro, por thekson se kthimi i investimeve ka ulur humbjet në më pakë se 100 milionë euro deri në shtator. Përkundër  faktit që janë rikuperuar rreth 60 milionë euro, ekspertë të ekonomisë alarmojnë se rëniet e konsideruara në Trust mund të thellohen edhe më tej për shkak të krizës financiare në tregjet ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …