OKB: Simbolet që lavdërojnë kriminelët e dënuar të luftës nuk duhet të kenë vend në hapësirat publike

BE-ja ua tërhoqi vërejtjen liderëve politikë e fetarë, në Serbi, të mos i madhërojnë, kriminelët e luftës

Bashkimi Evropian ua tërhoqi vërejtjen liderëve politikë dhe fetarë në Serbi që të mos i madhërojnë, kriminelët e luftës. Reagimi vjen pas lajmit se Kisha Ortodokse Serbe dekoroi Vojisllav Sheshelin – i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi. “Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anna Pisonero, për gazetarët në Bruksel Ajo shtoi se nga udhëheqësit fetarë pritet që të punojnë drejt pajtimit dhe tejkalimit të ndasive nga e kaluara. Prijësit fetarë dhe bashkësitë fetare kanë, po ashtu, përgjegjësi që të dëshmojnë lidership në përpjekjet për tejkalimin e trashëgimisë së vështirë nga e kaluara, si dhe të ndërtojnë në mënyrë konstruktive mirëbesim të ndërsjellë, tolerancë dhe dialog”, tha zonja Pisonero.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …