leoni

Ish-përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën Pieter Feith, ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Ish-përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën, Pieter Feith, ka folur mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e marrëveshjes në mes të dyja vendeve. Ai në një intervistë për RTK tha se këshilla e tij e vetme është që të mos bëhet dialogu nga lart poshtë, por të punohet nga baza për të shkuar lart. “Pra me këtë nënkuptoj që është me rëndësi që qytetarët e Kosovës, shoqëria civile të jenë më të informuar, që të krijojnë një motiv bindës që dialogu është në interes të tyre dhe të Kosovës, dhe të stabilitetit në të gjithë rajonin. Nuk ka të bëjë me liderët në Bruksel, duhet të flitet me qytetarë dhe të tjerë në Kosovë dhe Serbi për të shpjeguar, për mes të saj që të krijohet hapësirë që liderët kërkojnë koncesionet e veta”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, paralajmëroi bashkëpunim me opozitën për të mbajtur zgjedhjet

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka paralajmëruar bashkëpunim me opozitën për ta çuar …