Kuvendi i Serbisë, pas dy ditë shqyrtimesh, në fund miratoi raportin për dialogun me Kosovën

Kuvendi i Serbisë, pas dy ditë shqyrtimesh me një debat të gjatë, me në fund  miratoi raportin për dialogun me Kosovën. Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes’ në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57. “Raporti është i shkruar në 50 faqe dhe liston aktivitetet në kuadër të përgatitjes dhe realizimit të negociatave”, përfshirë: Asociacionin e komunave me shumicë serbe, policinë, gjyqësorin, energjinë, odat ekonomike, transportin e mallrave të rrezikshme, si dhe të zhdukurit, që gjenden në kapitullin e fundit. Debati në Kuvendin e Serbisë për këtë raport zgjati dy ditë. Gjatë prezantimeve të tij, kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Rodney Dixon: Veprimet ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së duhet kuptuar në kohë lufte

Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Rodney Dixon, u përgjigj sot pyetjeve të Gjykatës …