Lumir Abdixhiku: Kryeministrit Kurti i takon të dialogojë, të flasë e të dëgjojë edhe me ata me të cilët nuk pajtohet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e sotme të Kuvendit ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, lidhur me  grevën në arsim, duke thënë se  ai ka një hall të madh të ushqejë këtë krizë. Abdixhiku ka theksuar se për LDK-në përgjegjës i vetëm është kryeministri Kurti. Kryeministrit i takon të dialogojë, të flasë e dëgjojë edhe me ata me të cilët nuk pajtohet. “Të dhënat në vend tregojnë se 40 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën gjatë qeverisjes së tij të parë e 60 mijë në mandatin e dytë. Kosova nuk ka qeveri. Në vend të gjetjes së zgjidhjes ne dëgjojmë narracione e konspiracion të qeverisë. Kjo është gjuhë e paaftësisë. Albin Kurti duhet të lirohet nga paranojat e argatëve të Serbisë, armiqve të padukshëm e rrëzimit të qeverisë ka thënë mes tjerash, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …