Deputetja, Time Kadrijaj, i kujton një fjalim, Albin Kurti, për veturat e zeza e pagat e majme

Në seancën e sotme të Kuvendit, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj  citoi një deklaratë të mëhershme të Albin  Kurtit i cili kishte thënë: Nuk ka kuptim që hajnat dhe injorantët atje lart që shëtitën me vetura të zeza dhe shoferë, të marrin dhjetëra milionë euro, ndërsa mësuesit, arsimtarët, mjekët dhe punëtorët, mos të marrin. Këtë e keni thënë ju kryeministër Kurti. Ju i keni gjuajtur me vezë e gurë veturat e zeza.  Sot po vozitesh edhe me vetura të zeza dhe me shoferë, edhe pse po shpenzon qindra mijëra euro duke shkuar dhe shëtitur në Amerikë  e Greqi me nga dy – tri javë, ndërsa i injoron kërkesat e drejta të grevistëve. Ulu e mos e përçajë popullin, mos i përçajë arsimtarët, prindërit e nxënësit”, është shprehur,  deputetja, Time Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Marrëveshja e Washingtonit pati më shumë simbolikë se efekt praktik

Rezultati kryesor i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika, jo ndikimi praktik. Kështu deklaron profesori i …