SEED dhe ambasada çeke nesër mbajnë forumin: Edukimi dhe të drejtat e nxënësve në ambientet shkollore

SEED dhe ambasada çeke nesër mbajnë forumin: Edukimi dhe të drejtat e nxënësve në ambientet shkollore

SEED dhe Ambasada mbajnë një forum mbi sigurinë dhe të drejtat e të rinjve në institucione shkollore për të prezantuar të dhenat nga manualet: “Edukimi dhe të drejtat e nxënësve në ambientet shkollore” dhe “Qasja praktike karshi të drejtave të rinjëve në Institucione shkollore”.

Manualet kanë synim avancimin e praktikave të mësimdhënies në qasjen karshi të rinjëve për të drejtat e tyre. I njejti do të mund të shërbej si udhëzues praktik për mësimdhënësit në mënyrë që t’i qasen nxënësve në mënyrë adekuate me nevojat dhe të drejtat e tyre.

Gjithashtu, forumi synon të ofroj hapësirë për shtjellimin e pikëpamjeve nga këndi i institucioneve shtetërore përgjegjëse për mbikqyrjen e sigurisë në shkolla dhe akterët e mirëqenies pedagogjike brenda shkollave. Forumi mbahet nesër, e shtunë – 17 shtator 2022, nga ora 10:00, në Hotel Opera – Rruga Fehmi Agani, 10000, Prishtinë (afër Librarisë Dukagjini).

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …